Aktualitet

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Policia vendos kordonin në rrugën “Myslim Shyri”

13 Dhjetor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Policia vendos kordonin në

TIRANË– Policia ka vendosur kordonin policor tek rruga ‘Myslim Shyri”, për të parandaluar gjuajtjet e protestuesve në protestën që po zhvillohet për të pestën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Siç shihet në fotot e mëposhtme grupi i policëve ndodhet para Drejtorisë së Policisë ku dhe kanë vendosur mbrojtësen përpara.

Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll