Aktualitet

Protestë edhe në Sarandë! Të rinjtë formojnë shkonjën “K” me qirinj, shpërndahen pas 30 minutash

13 Dhjetor 2020, 18:01 Nga DOSJA
Protestë edhe në Sarandë! Të rinjtë formojnë

SARANDË– Protesta është zhvilluar edhe në Sarandë. Për gjysmë ore, të rinjtë kanë dalë në sheshin e qytetit dhe kanë ndezur qirinj në ndër të të vrarit Klodian Rasha.

Siç shihet edhe në foto, protestuesit kanë formuar shkonjën “K” me qirinj. Kjo protestë është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe të rinjtë janë shpërndarë për gjysmë ore.

Sot është dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll