Aktualitet

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, qytetarët bëhen një me marshuesit, nxjerrin duart nga makina dhe brohorasin 

13 Dhjetor 2020, 18:16 Nga DOSJA
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, qytetarët bëhen

TIRANË -Protesta për vrasjen e Klodian Rashës po vazhdon sot në ditën e pestë të saj. Protestuesi janë ndarë në grupe grupe dhe po vijojnë protestën e tyre paqësore. Ndërkohë që në bulevard edhe qytetarët janë bërë një me protestuesit. Qytetarët kanë nxjerr duart nga makinat që janë dhe kanë brohoritur së bashku me protestuesit.

Ndërsa në Shqipëri, sot është dita e pestë e protestës që pritet të nisë në orën 18:00, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll