Aktualitet

Nis sulmi me gurë e gaz lotsjellës, e pësojnë bizneset pranë Drejtorisë së Policisë

13 Dhjetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Nis sulmi me gurë e gaz lotsjellës, e pësojnë bizneset

TIRANË– Kanë nisur sulmet me gurë dhe gaz lotsjellës. Në rrugën pranë drejtorisë së Policisë, protestuesit janë pritur me gazlotsjellës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, gazi ka përfunduar brenda bizneseve që ndodhen aty pranë. Edhe kundërpërgjigjia e protestuesve me gurë, ka shkatuar dëme tek bizneset rreth.

Sot është dita e pestë e protestës, pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Protestat janë zhvilluar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrësi, Elbasani, Lezha, Cërriku dhe Fieri. Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtësi për Rashën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e peste per klodian rashen protesta e peste per klodian rashen

Sondazh

Poll