Aktualitet

Prag proteste! Policia ngre post-blloqe në hyrje të Tiranës, kontrollohen mjetet e dyshimta

13 Dhjetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Prag proteste! Policia ngre post-blloqe në hyrje të Tiranës,

TIRANE– Dy orë para nisjes së protestës së parashikuar që do të zhvillohet sot në kryeqytet dhe në sheshet kryesore të disa qyteteve, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër strategji me qëllim mbarëvajtjen e tubimit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në hyrje dhe në dalje të Tiranës janë ngritur disa pika kontrolli. Automjetet e dyshimta për efektivët blu kalojnë nën kontroll, ndërsa një pikë është ngritur edhe në dalje të Fushë-Krujës, për të monituar lëvizjet drejt kryeqytetit.

Protesta pritet të zhvillohet sot në orën 18:00. Sot është dita e pestë e tubimit që ka nisur për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, i riu që u vra nga Policia në Laprakë, të martën. Në protestë kanë marrë pjesë gjatë ditëve qindra të rinj, ndaj të cilëve nuk ka munguar gazi lotsjellës dhe shkopi i gomës që është përdorur nga Policia.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll