Aktualitet

“Drejtësi për Klodianin”, Tirana proteston e qetë për tre orë, zhurmë në Elbasan, Durrësi e mbyll me përqafime me p

12 Dhjetor 2020, 07:57 Nga DOSJA
“Drejtësi për Klodianin”, Tirana proteston e qetë

TIRANË– Dita e katërt e protestës për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës ka qenë më e qetë. Tubimi nisi pas orës 18:00 në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe përfundoi pas tre orësh . Në Tiranë protestuesit nisën një marshim nga kryeministria, tek Ministria e Brendshme, e më pas vijuan për tek Drejtoria Vendore, aty ku FNSH-ja i priti me gaz lotsjellës. Që prej këtij momenti, policia bëri shoqërimet e para dhe nga ai moment protestuesit nuk u panë më në rrugë, pasi u shpërndanë në rrugica. 

Të rinjtë kanë dalë në rrugët e Durrësit dhe kanë marshuar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë, e po e njëjta panoramë u pa edhe në Elbasan. Të rinjtë e Durrësit e nisën marshimin nga Sheshi Iliria dhe më pas shkuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë. Atje, në shenjë simbolike, të rinjtë përqafuan efektivët e policisë, për t’ju bërë të ditur, se nuk kanë asgjë me ta, por me frymën drejtuese të Kupolës së Policisë së Shtetit. 

Në dallim nga dje, në protestën e sotme nuk ka patur tensione, përveç disa shoqërimeve dhe kapsollave të hedhura nga të rinjtë.

Por çfarë kërkojnë të rinjtë?

Protestuesit kërkojnë largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një riformatim të Policisë së Shtetit. Deri më tani nuk ka një njoftim për vijimësinë e protestës, përveç paralajmërimit të reperit Arkimed Lushaj, i cili bëri me dije se qeveria ka afat deri nesër (e diel), në të kundërt, protestuesit do të shkojnë në Surrel, tek shtëpia e kryeministrit Edi Rama. 

Revolta për drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë nga një efektiv policie ka vijuar që prej ditës së mërkurë. Përveç kryeqytetit, janë ngritur në protesta masive edhe shumë qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Dibra, Korça dhe Fieri. Reagime ka pasur edhe nga shqiptarët e Kosovës, por jo vetëm, pasi protest ka pasur edhe nga të rinjtë shqiptar në Londër me moton “Unë jam Klodiani”.

(f.g;k.m;f.m;a.k;i.a;d.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 21:15

TIRANË– Një tufë me efektivë policie janë filmuar teksa vrapojnë për të kapur një protestues. Siç shihet edhe në pamje, efektivët, vrapojnë kr...