Aktualitet

12 Dhjetor 2020, 17:21 Nga DOSJA

TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga policia. Në një postim në rrjetet sociaale Kombet e Bashkuara në Shqipëri i shprehin ngushëllimet e tyre të thella familjes së Klodian Rashës.

Kombet e Bashkuara në Shqipëri dënojnë vrasjen e një civili të paarmatosur nga forcat e rendit, sakaq shtojnë se se do të bëhet një hetim për vrasjen e tëriut nga efektivi i policisë. Po ashtu OKB-ja në vendin tonë bën thirrje që protestat të jenë paqësore.

“Ne dënojmë vrasjen e një civili të paarmatosur nga forcat e rendit. E drejta për jetë dhe mbrojtja e jetëve njerëzore është kryesore në çdo kohë. E mirëpritëm njoftimin nga autoritetet për një hetim. Kërkojmë që ky hetim të jetë i shpejtë, i pavarur dhe transparent. E kuptojmë shqetësimin dhe zemërimin publik të shprehur nga njerëzit dhe bëjmë thirrje që protestat të jenë paqësore dhe të sigurta.” – thuhet ndër të tjera në postim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha protestat per klodian rashen klodian rasha protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll