Aktualitet

Letër publike e familjes Rasha: Një lutje ndaj të gjithë djemve, të rrëmbyer nga inatet e politikës

12 Dhjetor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Letër publike e familjes Rasha: Një lutje ndaj të gjithë

TIRANË- Familja Rasha kërkon që dhimbja e tyre të mos thellohet. Top Channel ka publikuar vetëm një pasazh nga letra, përmbajtja e plotë e të cilët ende nuk dihet, ku thuhet se rrëmuja në emër të djalit të tyre thellon dhimbjen.

PJESË NGA SHKRIMI I BOTUAR NGA TOP CHANNEL: 

Katër ditë pas humbjes së djalit, familja e Klodian Rashës ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera

Kështu nis letra publike e familjes së 25-vjeçarit, vrasja e të cilit ka ngritur në këmbë mijëra vetë në protesta që janë përshkallëzuar prej tri ditësh në dhunë.

Në letër, anëtarët e familjes Rasha shkruajnë se “pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij”.

“Ato që po shohim pas humbjes së djalit tonë nuk na ngushëllojnë. Po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme”, thuhet në letër.

“Djalit tonë”, shkruhet më tej në letër, “ia mori jetën arma e një polici”.

Ndaj familja kërkon drejtësi deri në fund.

“Por rrëmujat në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici nuk sjellin drejtësi, por vetëm padrejtësi të tjera”, vijon letra.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja rasha protestat per klodian rashen familja rasha protestat per klodian rashen

Sondazh

Poll