Art&Argëtim

Me këngën lengjendare, Dua Lipa performon si asnjëherë më parë në “Billboard Women in Music”

11 Dhjetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
Me këngën lengjendare, Dua Lipa performon si asnjëherë

BRITANI– Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është shfaqur me super energji në edicionin virtual 2020 të “Billboard Women in Music”.

Edhe njëherë, Dua vërtetoi se ishte zgjidhja e duhur për të nisur mbrëmjen me super performancën “Boys Will Be Boys”, që la pa fjalë dëgjuesit.

Qëllimi i kësaj performance të shkëlqyer ishte ngritja e zërit ndaj ngacmimeve seksuale dhe ndarja e përvojave të grave të cilat janë lodhur nga sjellja toksike e burrave

 

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua Lipa publikoi “Future Nostalgia”, albumin e saj të dytë, në fillim të këtij viti dhe më 27 nëntor mbajti super koncertin virutal, Studio 2054, që u ndoq në platformën online nga më shumë se 5 milionë persona në të gjithë botën.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa performanca ne “billboard women in music” dua lipa performanca ne “billboard women in music”

Sondazh

Poll