Aktualitet

Ishte gjobitur me 10 mln lekë/ Pronari i një lokali në Krujë “nuk zë mend”, organizon festë familjare

12 Dhjetor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Ishte gjobitur me 10 mln lekë/ Pronari i një lokali në Krujë

KRUJË– Një pronar lokali në Krujë është ndëshkuar me mbyllje të biznësit pasi organizoi një festë familjare në kundërshtim të masave anti-Covid.

Subjekti në pronësi të shtetasit D. F., ishte ndëshkuar më parë, me masë administrative 1.000.000 lekë, për të njëjtën arsye.

Shkelja u konstatua gjatë kontrollit rutinë të policisë së Krujës për zbatimin e Aktit Normativ gjatë pandemisë.

28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Pas rasteve të shumta të organizimit të festive nëpër lokale, Policia e Krujës apelon për të gjithë pronarët të respektojnë protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit D. F., i cili kishte organizuar një festë familjare, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe për kete shkak u procedua penalisht 28 vjeçari, banues në Derven.

Ai akuzohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ky shtetas është ndëshkuar një herë me masën administrative 1.000.000 lekë, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Pas kontrolleve të tjera, këtij shtetasi i është pezulluar leja për ushtrimin e aktivitetit, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ai vijonte përsëri të ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet feste ne kohe pandemie gjobitet lokali kruje feste ne kohe pandemie gjobitet lokali kruje

Sondazh

Poll