Aktualitet

“Më qëlloi dy herë me pëllëmbë pa pikën e turpit”/ Mësuesi i letërsisë në Durrës dhunohet nga policët: Këta ja

12 Dhjetor 2020, 10:36 Nga DOSJA
“Më qëlloi dy herë me pëllëmbë pa pikën

DURRËS– Gëzim Hidershai, mësues prej 30 vitesh në qytetin e Durrësit, është dhunuar nga efektivët e policisë pasi mori pjesë në protestën e zhvilluar ditën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai ka treguar për ‘Fax News’ se një prej efektivëve e ka qëlluar dy herë në fytyrë, siç e quan ai “pa pikën e turpit”.

Pas dhunës që ka marrë, mësuesi i ka bërë thirrje të rinjve të ngrihen e të mos kenë frikë nga përballja me ata që i cilëson ‘kriminelë’ dhe jo rilindas, pasi kjo dhunë sipas tij, ‘po merr në qafë të gjithë rininë shqiptare’.

“Më kanë arrestuar në orën 8. Unë jam mësues, mbarova mësimin në orën 6 dhe më pas dolëm në Durrës sepse jam kundër dhunës policore. Kjo dhunë policore po merr në qafë të gjithë rininë shqiptare dhe unë nuk kam frikë ta them dhe nuk kam frikë që jam këtu. Biles një polic i shëmtuar, edhe si fytyrë, edhe si njeri. Unë jam 55 vjeç, jam mësues prej 30 vitesh dhe të më qëllojë mua një fytyrë majmun.

Më qëlloi me pëllëmbë pa pikën e turpit. Gjysmën e policave i njoh se pi kafe këtu, kam dhe shtëpinë këtu afër. Të gjithë më thonë ‘profesor’ dhe ai më qëlloi dy herë pa pikën e turpit. Dhe unë i bëj thirrje të gjithë rinisë që të cohet, të mos ketë frikë fare. Këta janë kriminelë. Kjo qeveri është krim nga koka tek këmbët. Kam filluar punë në ’87-ën, jo sot. Jam mësues gjuhe.

Do ta gjej atë që kush është, është një nga këta civilët që janë kriminelë të Rilindjes. Është gjynah ti quash Rilindje sepse unë Rilindje quaj Naimin, Cajupin, kurse këta janë majmunë, jo rilindas”, tha Hadershai.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste dhunohet mesuesi protesta per klodian rashen dhuna ne proteste dhunohet mesuesi protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll