Aktualitet

Qytetarët në Shkodër shkatërrojnë selinë e Partisë Socialiste! Protesta për Klodian Rashën bëhet e dhunshme, të mitur

12 Dhjetor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Qytetarët në Shkodër shkatërrojnë selinë e

SHKODËR–Qytetarët e Shkodrës kanë shkatërruar selinë e partisë socialiste.

Protesta e cila u nis për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Klodian Rashës degradoi në dhunë, flakë dhe dëmtime.

Që në nisje të marshimit që nisi në pedonalen e Shkodrës, të miturit ishin ata më të ‘pabindurit’. Të veçuar nga pjesa tjetër të rinjtë shkuan në godinën e selisë së Partisë Socialiste duke e goditur me gur në dritare dhe xhama. Teksa u duk se kjo ngjarje u la me kaq, të rinjtë u kthyen sërish përballë selisë për ta goditur me mjete të forta, duke dëmtuar kamerat e sigurisë, thyer dyert e dritaret.

Të rinjtë në një moment u futën brenda institucionit për të nxjerrë më pas jashtë dokumente, karrike, tavolina si dhe kompjuterat që ishin në ambinetet e brendshme. Pas gati një ore në vendngjarje u gjendën forcat e policisë, forcat ‘Shqiponja’ të cilat hodhën gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit shkatërruan gjithashtu tabelat e reklamave si dhe kazanët e mbeturinave në rrugë.Tubimi i sotëm në Shkodër vjen në një ditë kur protesta për vrasjen e Klodian Rashës ka hyrë në ditën e katërt.

Ende nuk dihet nëse do të ketë procedime për të miturit dhe ata që morën pjesë në protestë.

Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nisi me një marshim paqësor duke u transformuar në përdorim të dhunës dhe shkatërrim objektesh. Ishin të miturit e qytetit ata që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër. Me gurë dhe mjete të tjera të forta ata mundën që të shqyenin me forcë derën dhe të futeshin brenda. Ata nxorrën jashtë dokumente, karrike, tavolina dhe kompjutera të cilat u dogjën. Policia mbërriti në vendngjarje një orë me vonesë për të hedhur gaz lotësjellës që të shpërndante qytetarët. Ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për ata që shkelën ligjin. Ndërkohë reagime për shkatërrimin e selisë së PS-së ka pasur nga Rama, Balla, Voltana Ademi dhe PD-ja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen proteste ne shkoder protesta per klodian rashen proteste ne shkoder

Sondazh

Poll