Aktualitet

LAJMI I MIRË NGA BE! Vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfiton personeli mjekësor dhe të rrezikuarit

11 Dhjetor 2020, 12:52 Nga DOSJA
LAJMI I MIRË NGA BE! Vaksina falas për vendet e Ballkanit

TIRANË– Bashkimi Europian do të dhurojë vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor! Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka bërë me dije se BE-ja do të koordinojë dhurimin e vaksinave për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. 

Lajmi është përcjellë nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter, duke shtuar se vaksinat do të dhurohen për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupmoshat e rrezikuara (të sëmurët kronikë, të moshuarit dhe ata që kujdesen për ta në azile).

“Në konferencën e sotme për shtyp pas Këshillit Evropian, Presidentja @vonderleyen konfirmoi se #BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzve të cenueshëm,”-shhkruan Soreca. 

Ndërkohë në sqarimin e ambasadorit ende nuk bëhet me dije se cila prej vaksinave do të dhurohet për Ballkanin Perëndimor. Disa ditë më parë, Rama ishte vetë në SHBA, sipas tij për të siguruar vaksinën, duke shtuar se ishte mision i vështirë për vendet e vogla dhe të varfëra. Megjithatë kreu i qeverisë pa një mundësi për të nisur vaksinimin anti-COVID në dy muajt e parë të vitit 2021.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ursula von der leyen vaksina ne ballkanin perendimor ursula von der leyen vaksina ne ballkanin perendimor

Sondazh

Poll