Aktualitet

Tritoli në ndërtesën në ndërtim në Shëngjin, hera e dytë që i bëhet atentat biznesmenit nga Tirana. DËSHMIA e tij

11 Dhjetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
Tritoli në ndërtesën në ndërtim në Shëngjin,

LEZHË– Shpërthimi që ndodhi në orën 00:10 te ‘Rana e Hedhun’ në objektin në ndërtim në pronësi të Liman Gjokës, 56 vjeç banues në Tiranë nuk ka ndodhur për herë të parë.

Kjo është hera e 2-të e shpërthimit në objektin në ndërtim të Gjokës. E njëtja ngjarje ka ndodhur dhe me 20 nëntor  pranë këtij objekti ku sërish ka pasur vetëm dëme materiale.

Policia po heton në dy pista kryesore për zbardhjen e ngjarjes, atë të konfliktit të pronësisë dhe konkurrencës, që dyshohet se mund të kenë çuar në shpërthimin e objektit me lëndë plasëse. Nga dëshmia e parë para policëve, biznesmeni Gjoka ka deklaruar se nuk ka probleme dhe konflikte me asnjë person.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.Sasia e lëndës plasëse ka qenë e konsiderueshme pasi ka shkaktuar dëme në disa kolona të ndërtesës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthimi me tritol ne lezhe shperthimi me tritol ne lezhe

Sondazh

Poll