Aktualitet

Protestuan në mënyrë të paligjshme për vrasjen e Klodian Rashës, procedohen 9 persona në Korçë dhe 7 në Bulqizë

11 Dhjetor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Protestuan në mënyrë të paligjshme për vrasjen e

TIRANË– Për protestat masive që ndodhën ditën e djeshme në disa qytete të vendit për vrasjen e Klodian Rashës ka reaguar policia e shtetit.

Janë marrë masa në Korçë, aty ku janë proceduar në gjendje të lirë 9 persona ndërsa në Bulqizë 7 të tillë. Këta persona kanë thyer xhamat e ndërtesave, dekoret festive si dhe kanë goditur punonjësin e policisë.

Ndërsa në Tiranë ndodhen në komisariatin numër 1 dhe 2, 12 protestues. Pritet që të përfundojnë hetimet dhe të mësohen masat e marra në orët në vijim.

Një ditë pas protestës që u zhvillua në Tiranë dhe në qytet të tjera të vendit, Policia e Shtetit ka nisur nga puna për kapjen e “rebelëve”. Deri më tani Korça dhe Bulqiza flasin për marrje nën hetim, ndërkohë nga Tirana janë arrestuar dhjetra persona. Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësim të situatës, duke kërkuar nga prindërit që të ndalojnë të miturit që të marrin pjesë në protesta por nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dhunën e ushtruar ndaj tyre dje. Për ngjarjen ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar reagime edhe nga ndërkombëtarët. Ndërkohë sot në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll