Hera e dytë! Shpërthim me eksploziv tek godina që po ndërtohet në Shëngjin, biznesmeni: S’kam konflikte. Policia nis het
11 Dhjetor 2020, 07:50Nga DOSJA
LEZHË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një objekt në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në ndërtim e sipër në zonën e njohur si ‘Rana e Hedhur’ në Shëngjin. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 00:10 dhe për fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. Mësohet se sasia e lëndës plasëse e vendosur në objekt ka qenë e konsiderueshme duke shkaktuar dëme të mëdha në disa kolona të ndërtesës. Ndërkohë që biznesmeni Gjoka ka deklaruar se nuk ka probleme dhe konflikte me asnjë person.
Kjo është hera e 2-të e që në objektin në ndërtim e sipër të Gjokës është vendosur lëndë plasëse. E njëjtja gjë ka ndodhur dhe me 20 nëntor, ku edhe u shkaktuan sërish dëme materiale. Autorët që vendosën sasinë e tritolit në pallat janë larguar herën e parë me një mjet pa targa, ndërkohë ende nuk janë prangosur edhe pse Policia nisi hetimet dhe sekuestroi kamerat e sigurisë.
Policia po heton në dy pista kryesore për zbardhjen e ngjarjes, atë të konfliktit të pronësisë dhe konkurrencës, që dyshohet se mund të kenë çuar në vendosjen e tritol.
Prona është blerë nga biznesmeni Gjoka në vitin 2010 dhe prej 1 viti aty po ndërtohet një kompleks shërbimesh dhe banimi. Objekti ndodhet në një pozicion të favorshëm për biznes, ndodhet në segmentin rrugor Superstradë-Shëngjin, duke e bërë një objekt të lakmueshëm nga të gjithë.
(k.m/A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, nga arratia ka lëshuar një kërcënim të fortë duke i vendosur ultimatum Ardi Veliut për të dhënë dorëheqjen.Edhe ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Portalet në vend kanë në faqe të parë artikuj në lidhje me ...
Ministri Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër LLeshi ka dhënë të enjten (10.12) dorëheqjen. Dorëheqja erdhi menjëherë pas protestës së dhunshme të mbrëmjes...
TIRANË-Në protestën e dytë që u zhvillua për vdekjen e Klodian Rashës policia kishte marrë masat për të qënë e pranishme në çdo vend ku mund të kish...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, dita e s...
TIRANË– Pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës ku u shoqëruan për në polici të rinj dhe minorenë...
TIRANË– Vrasja e Klodian Rashës ka ngritur në këmbë vendin në kohë pandemie, duke shkaktuar edhe ndryshime në qeveri me largimin e ministrit të Brend...
TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka hasur në probleme shëndetësore. Ai është operuar në zemër pas një problemi me një venë. Ka qënë vetë ai që e ka dhënë ...
SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) i ka dhënë dritën jeshile kompanisë Biontech dhe Pfizer për vaksinën anti-covid.Vendimi vjen pasi një pan...