Aktualitet

Vrasja e 2 vëllezërve në Maliq/ Një telefonatë në celular çoi të rinjtë drejt vdekjes, u ekzekutuan me plumb në kokë

11 Dhjetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Vrasja e 2 vëllezërve në Maliq/ Një telefonatë në

POGRADEC– Dy vëllezërit Andi dhe Martin Olldashi u gjetën të pajetë, me shenja plumbash në trup, brenda një kanali në Maliq të Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të rinjtë janë qëlluar me armë zjarri në vendin ku edhe u gjetën të groposur nga një banor i zonës. 

Të njëtat burime bëjnë me dije se vëllezërit Olldashi janë qëlluar me plumb në kokë e gjoks, plagë që iu kanë marrë edhe jetën. Mësohet se vëllezërit kishin qënë në banesnë e tyre bashkë me të ëmën, Ëngjellushën kur kanë marrë një telefonatë. Me furi kanë dalë nga shtëpia dhe kanë hipur mbi një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar. Në vendngjarje, larg banesave të fshatit janë gjetur edhe disa gëzhoja, të cilat po analizohen për të parë nëse përputhen me plagët që kanë të trup dy të rinjtë.

Sipas informacioneve të siguruara deri më tani, ka qënë vetëm Andi Olldashi, ai që ka pasur precendentë penalë dhe në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa i vëllai nuk njihet si problematik. 

Për të zbardhur ngjarjen krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po ndihmohet për hetimet edhe nga ana e strukturave të Tiranës. Mësohet se këta të fundit kanë bërë këqyrjen e trupave. Ndërkohë në banesën e dy vëllezërve Olldashi, janë hapur dyert e mortit. Nëna e tyre, Ëngjëllushe Olldashi, e cila denoncoi pak ditë më parë zhdukjen e djemvë në Polici, e ka mësuar lajmin nga televizioni, ndërkohë që bën apel që ngjarja të zbardhet. 

Ndërkohë që mbeten mister rrethanat e ngjarjes, pasi nuk dihet përse janë vrarë dy të rinjtë dhe se përse kanë shkuar në një fshat të Korçës, kur jetojnë në Pogradec. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi olldashi martin olldashi vellezerit ne maliq andi olldashi martin olldashi vellezerit ne maliq

Sondazh

Poll