Aktualitet

Dhuna e përdorur në protestë, reagon Avokati i Popullit: Brutaliteti dhe shkatërrimi nuk lejohen. Autoritetet e tjera vendas

11 Dhjetor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Dhuna e përdorur në protestë, reagon Avokati i Popullit:

TIRANË– Pas protestës së dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës ku u shoqëruan për në polici të rinj dhe minorenë ka ardhur reagimi i Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e tij dhe bën thirrje për qetësi dhe të gjenden rrugët alternative në mënyrë që të mënjanohet konfliktet.

Reagimi i plotë:

Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së djeshme dhe sotme ku janë shënuar përplasje midis një numri të madh qytetarësh që protestojnë për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe forcave të rendit.Ekipe të Avokatit të Popullit kanë qënë dhe ndodhen në terren për të inspektuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi.Në këtë situatë, institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi nga ana e qytarëve por sidomos nga ana e Policisë së Shtetit të garantohet e drejta e qytetarëve pēr të protestuar.Indinjata e qytetarëve për vrasjen e të riut 25 vjeçar është e përligjur megjithatë, brutaliteti, por dhe shkatërrimi nuk duhet të lejohen pa marrë parasysh se nga cila anë vjen.Avokati i Popullit bën thirrje për qetësi dhe të gjenden rrugët alternative në mënyrë që të mënjanohet konfliktet.U urojmë shërim të shpejtë protestuesve dhe policëve të plagosur në krye të detyrës dhe bëjmë thirrje për të shmangur ekspozimin dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj situatave të rrezikshme.Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit protesta per klodian rashen avokati i popullit protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll