Aktualitet

‘Fol shqip pastaj gjyko rininë në protestë’/ Plas keq mes Bollinos dhe Neritan Cekës, analisti nxehet dhe ia kth

11 Dhjetor 2020, 06:33 Nga DOSJA
‘Fol shqip pastaj gjyko rininë në protestë’/ Plas keq

TIRANË– Debat mes arkeologut Neritan Ceka dhe analistit Carlo Bollino. Të dy të ftuar në emisionin “Open” janë përplasur me njëri-tjetrin sa i përket shqipes së folur nga Bollino, teksa diskutonin lidhur me protestën për Klodian Rashën. 

Ceka i kërkoi Bollinos të mësonte më mirë shqip dhe më pas të gjykonte të rinjtë shqiptarë, ndërsa ky i fundit e ka kthyer të gjithë bisedën në italiasht. 

PJESË NGA DEBATI: 

Neritan Ceka: Bolino mëso shqip dhe pastaj gjyko të rinjtë shqiptarë se ka 500 mijë shqiptarë në Itali që e flasin italishten shkëlqyer. Ti ke 30 vjet s’ke mësuar shqipen.

Carlo Bollino: Bravo vlerësoj nivelin e analizës. Keni arritje që në këtë moshë jeni bërë analist. Nëse më lejoni një ditë do të gjykoj italishten tuaj.

Neritan Ceka: Kur të flas…

Carlo Bollino: Normal! Ky është niveli i profesor Cekës.

Neritan Ceka: Fol shqip, fol shqip

Carlo Bollino: Profesor Ceka parliamo in italiano e vediamo come parli tu con tua livelo culturale. Una volta o parlato con te e mi a venuto imbarazzo, e ho continuato parlare in albanese. (Profesor Ceka flasim pak në italisht dhe shohim si flet ti me nivelin tënd kulturor. Një herë kam folur me ty në italisht dhe më ka ardhur turp, fillova të flisja shqip se nuk kuptoja gjë.)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carlo bollino neritan ceka carlo bollino neritan ceka

Sondazh

Poll