Aktualitet

Kanë 6.4 milion doza të gatshme për SHBA-në/ FDA i jep dritën jeshile vaksinës së Pfizer, nis sulmi anti-COVID

10 Dhjetor 2020, 23:18 Nga DOSJA
Kanë 6.4 milion doza të gatshme për SHBA-në/ FDA i jep

SHBA- Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) i ka dhënë dritën jeshile kompanisë Biontech dhe Pfizer për vaksinën anti-covid.

Vendimi vjen pasi një panel prej 23 anëtarësh të shëndetësisë u takuan për të përcaktuar nëse përfitimet e ilaçit tejkalojnë rreziqet. Rekomandimi vjen një ditë pasi SHBA regjistroi më shumë se 3,000 gjatë 24 orëve të fundit.

Alex Azar, sekretari amerikan i shëndetësisë, tha të mërkurën se pas takimit të FDA, “atëherë mund të kemi një vaksinë brenda ditësh dhe ta administrojmë atë tek më të prekshmit deri në javën e ardhshme”. Operacioni Warp Speed, programi i shpërndarjes së vaksinave të qeverisë federale, ka thënë që dorëzimet e vaksinave do të fillojnë brenda 24 orëve pasi të miratohet.

Sipas mediave të huaja, Pfizer ka 6.4 milion doza të gatshme për SHBA-në në raundin e parë të shpërndarjes, që do të jetë në fund të këtij muaji, në fund të dhjetorit.

Ndërkohë, zyrtarë  në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë të parët që duhet ta marrin vakinën kundër sëmundjes vdekjeprurëse janë 21 milion punonjës të kujdesit shëndetësor dhe tre milion amerikanë të moshuar që jetojnë në shtëpi të kujdesit. Zyrtarët thonë se vaksinimet për grupe që nuk janë në rrezik të lartë pritet të ndodhin në pranverën e vitit 2021.

Një vaksinë e dytë, e zhvilluar nga Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit, po kërkon gjithashtu miratimin e urgjencës në SHBA. Sakaq, vaksina Pfizer tashmë është aprovuar për publikun në Mbretërinë e Bashkuar në Kanada, Bahrein dhe në Arabinë Saudite.

(f.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fda mirton vaksinen pfizer shba vaksina kunder koronavirusit fda mirton vaksinen pfizer shba vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll