Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Protesta e sotme la pas 7 të plagosur, mes tyre 5 policë dhe dy qytetarë

10 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë: Protesta e sotme la pas 7 të

TIRANË- 7 persona kanë mbetur të lënduar në protestën që është zhvilluar sot kundër vrasjes së Klodian Rashës, nga efektivi i policisë, mëngjesin e së hënës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë ku njofton se të plagosurit aktualisht po marrin  shërbim në spitalin e Traumës. Nga të plagosurit janë 5 policë dhe dy protestues. mësohet se njëri prej punonjësve të policisë është ka marrë dëmtime serioze në trup.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë/ 7 të lënduar në protestë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin  shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet. Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit. Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë. Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 te plagosur ministria e shendetesise 7 te plagosur ministria e shendetesise

Sondazh

Poll