Aktualitet

FATI TRAGJIK NË LULE TË RINISË!  Çfarë e lidh Klodian Rashën me Merols Mukaj, 21-vjeçarin që u vra me 3 plumba në Amer

10 Dhjetor 2020, 17:30 Nga DOSJA
FATI TRAGJIK NË LULE TË RINISË!  Çfarë e lidh

TIRANË– 25-vjeçari Klodian Rasha, që u vra dy ditë më parë nga një polic, ka qenë  shok klase në shkollën “Hasan Vogli” me Merols Mukaj, të riun që u vra në vitin 2017 në Amerikë.

Si duket, ironia e fatit ka bërë që dy shokët e klasës të kenë të njëjtin fat tragjik, të dy të vrarë me plumba.

21-vjeçari Merols Mukaj u vra me tre plumba nga një kriminel në afërsi të Universitetit Drexel në Filadelfia. Ngjarja ndodhi teksa ai dhe e fejuara e tij ishin duke ecur, ndërkohë vrasësi i vjen përballë duke e shtyrë pa asnjë arsye. Me pas krimineli ka nxjerrë pistoletën edhe e ka goditur me 3 plumba. Mediat amerikane raportuan se vrasësi ishte me precedent penalë 3 herë. Vrasësi 24-vjeçar deklaroi se nuk e njihte as viktimën dhe as të fejuarën e tij, por ka deklaruar se ka ndërhyrë për të shuar një sherr mes çiftit.

3 vite më vonë, shoku i tij i klasës Klodian Rasha, u vra me dy plumba nga efektivi i policisë Nevaldo, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fati tragjik merlos mukaj dhe klodian rasha fati tragjik merlos mukaj dhe klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 17:13

TIRANË- Ka nisur protesta e dytë për vrasjen e Klodian Rashës, mbrëmjes e së hënës nga policia. Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme ku dhe ...

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 16:30

KORÇË– Një grua në qytetin e Korçës ka falenderuar këngëtarin Arkimed Lushaj të njohur ndryshe si Stresi. E pranishme në protestën e sotme që...