Aktualitet

Dy vëllezërit që u gjetën të vrarë në Maliq, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vendosje tritoli ndaj nj

10 Dhjetor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Dy vëllezërit që u gjetën të vrarë në Maliq,

POGRADEC– Andrea dhe Martin Olldashi janë dy vëllezërit të cilët u gjetën ditën e sotme të pajetë në një fshat të Maliqit.

Këto dy emra nuk janë të panjohur për policinë pasi në vitin 2012 janë akuzuar se i kanë vendosur tritol një lokalit të Gjergji Lekës, ish-futbollist. Vetë futbollisti Leka ka deklaruar se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.

Konflikti ka nisur pasi pronarit të lokalit që ndodhet në Pogradec dy të rinjtë i kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash, 4 mijë euro, duke i ushtruar presion.  Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia e Pogradecit arrestoi vëllezërit Olldashi të dyshuar si autorët kryesorë të ngjarjes, por i liroi ata pas tre ditësh për mungesë provash.

Ndërkohë që pak vite më vonë, në vitin 2017 janë arrestuar edhe për vjedhje të sendeve me vlerë në disa banesa. Mësohet se Andrea Olldashi ka qenë disa herë ne burg për vjedhje, kryesisht banesash.

Andi dhe Martin Olldashi janë gjetur të vrarë në Maliq të Korçës. Dy të rinjtë ishin larguar nga shtpëia 3 ditë më parë, ndërsa ishin denoncuar në Polici nga nëna e tyre vetëm gjatë diës së djeshme. Të rinjtë ishin proceduar më parë për grabitje banesash dhe vendosje tritoli pas një tentative të dështuar për gjobëvënie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vellezerit ne maliq vellezerit ne maliq

Sondazh

Poll