Aktualitet

Liroi ‘të fortin’ Gerd Gjinarari/ KLGJ shkarkon unanimisht gjyqtarin Markelian Kuqo! ILD: Në hetim dhe magjistratë të tj

10 Dhjetor 2020, 13:32 Nga DOSJA
Liroi ‘të fortin’ Gerd Gjinarari/ KLGJ shkarkon unanimisht

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Markelian Kuqo, duje pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Vendimi për gjyqtarin është vendosur në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e KLGJ-së. Sipas njoftimit të bërë nga ILD-ja, gjyqtari ka cënuar besimin në drejtësi dhe është gjetur fajtor për shkelje. Hetimet pë rtë nisën më 2 prill 2020 me kërkesë të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zgjatën për 8 muaj me radhë me disa seanca të njëpasnjëshme.

Gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit,”-shkruhet në njoftimin e ILD-së. 

Ndër të tjera ILD njofton edhe për hetime të tjera: Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka në proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse.

Pas vendimit të marrë, një reagim erdhi nga ministrja Gjonaj, e cila u shpreh se shkarkimi i Kuqos ishte shenjë që sistemi i ri i drejtësisë funksionte. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga vetë gjyqtari. 

NJOFTIM I ILD:

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disipliore shkarkim nga detyra për gjyqtarin M.K. i Gjykatës së rrethit Korcë.
Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korcës M.K.Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë Artur Metani argumentoi se veprimet e mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit M.K. më 2 prill 2020, bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë, pasi gjyqtari më 14.02.2019 vendosi/urdhëroi lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997. Vendimi për lirimin u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korcë gjashtë muaj më vonë.Prej marrjes së detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë shqetësimin publik për vendimmarrjet dhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, lidhur me lirimet para kohe me kusht, duke përcaktuar si prioritet në fillimin e inspektimit të ILD-së, pikërisht këtë fenomen.Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka në proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse.

Po kush është Gerd Gjinarari?

I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë vitin e shkuar në 14 shkurt nga gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo. Ky i fundit pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura. Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës. Ai njihet nga të gjithë si personi që ka ekzekutuar Gert Gjinararin.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gerd gjenerali markelian kuqo shkarkohet markelian kuqo gerd gjenerali markelian kuqo shkarkohet markelian kuqo

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2020, 11:52

Raport/ Periudha e errët e komunizmit në Shqipëri

Nga James BartholomewTaksia jonë këtë herë është kthyer nga autostradën kryesore e Tiranës dhe ka përshkruar rrugën dhe cepat e maleve derisa kemi arritur në rr...