Aktualitet

Protestat për Klodian Rashën/ Bushati: Policët të hidhnin kapelën dhe të bënin paqe me qytetarët

9 Dhjetor 2020, 21:59 Nga DOSJA
Protestat për Klodian Rashën/ Bushati: Policët të hidhnin

TIRANË– Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ndezur protesta në vend, ku mbetën të plagosur 8 efektivë policie.

Analisti Andi Bushati tha se policia duhej të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët dhe kjo do të shmangte konfliktin.

“Pa e ditur të gjithë ngjarjen nuk duhet të flasim. Kemi një kultivim të kulturës së dhunës apo jo. Arma e tij është kultivim i dhunës që prej ardhjes së Lleshajt si ministër i Brendshëm. Kjo është si pasojë e atmosferës së krijuar. Është koha të kujtojmë se si u soll ai polici me 15-vjeçarin te Liqeni. Jemi në kohën të kujtojmë kur Edi Rama tha “unë mbështes drejtorin e policisë”. Polici mund të jetë i çmendur, dhe ky sfond bie. Polici duhet të jetë i kujdesshëm ndaj qytetarit dhe jo të ndezë dhunë. Është shumë cinike t’i kërkosh proporcionalitet njerëzve që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre. Të hidhnin kapelën dhe të bënin paqe me protestuesit. Shumë e thjeshtë’- tha Bushati.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati klodian rasha andi bushati klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 21:43

SHQIPËRI- Pas Durrësit dhe  Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorësn Lushnjes dhe Fierit kanë marshuar në rrugët e qytetit për të protestuar kundër vrasjes s...