Nga kryeministria drejt Laprakës, protestuesit marshojnë në mënyrë paqësore për në shtëpinë e Klodian Rashës, protest
9 Dhjetor 2020, 21:51Nga DOSJA
TIRANË- Pas 5 orësh protestë me dhunë, tym dhe flakë dhe përplasje me policinë, qyetarët, nën drejtimin e aktivistit Genc Sejko janë mbledhur sërish para Kryeministrisë. Qytetarët kanë zhvilluar një protestë paqësore, ashtu siç ishte paralajmëruar nga aktivisti dhe më pas nga Kryeministria kanë marshuar drejt Laprakës, për të shkuar në vendin ku mbeti i vrarë dhe Klodian Rasha. Qyetetarët me çadra në duar kanë dalë në protestë pas orës 10, dhe kjo jo pa qëllim.
Aktivisti i protestët Genc Sejko, u shpreh se ky marshim po bëhet për të sfiduar orën policore, duke qenë se edhe Klodiani u ekzekutua për shkak se kishte thyer rregullin është vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.
“Kemi menduar sfidimin e orës 10, dhe kjo është arsyeja se pse i riu i vra. Do të jetë në heshtje, do të marshojmë nga këtu deri tek vendi ku është vrarë. Ky qiri simbolizon jetën e humbur. Nuk duhet që fakti që është vënë një orar të çoj në vdekjen e një të riu. Jeta e një të riu jeta e kujtdo duhet të ketë më shumë vlerë.”– tha Sejko.
Pas disa orësh, dhunë qytetarët mesa duket kanë vendosur të kërkojnë drejtësi në heshtje për vrasjen e Klodian Rashës, nga policia, ngjarje e cila tronditi të gjithë Shqipërinë.
25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Zv/kryeministri Erion Braçe, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se do të ketë drejtësi për vrasj...
Aktualitet 9 Dhjetor 2020, 21:43
SHQIPËRI- Pas Durrësit dhe Gjirokastrës, edhe qytetarë të Vlorësn Lushnjes dhe Fierit kanë marshuar në rrugët e qytetit për të protestuar kundër vrasjes s...
TIRANË– Ka rinisur protesta tek kryeministria. Në orën 22:30, një orë e gjysmë pas përfundimit të pesë orëve në tym e flakë, ka rinisur lëvizja e protestue...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë.Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë edhe disa foto n...
TIRANË– Një nga efektivët e Rendit që u plagos gjatë protestës së sotme rrezikon të humbasë shikImin. Mjekja nga QSUT-ja në emisionin “Open” deklaroi...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së mjekur Drini Dobi. Në një status në rrjetet sociale, Manast...
TIRANË -Qindra të rinj janë mbledhur ditën e sotme në orë 16: 00 para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorheqjen e Ministrit Sandër Lleshaj, dy ditë pa...
TIRANË- Lajmi për vdekjen e neorologut të njohur Drini Dobi, ka përlotur mjekët. Të ftuar në emisionin “Arena” mjekët Arben Pilaca, Genc Sulçebe dhe...
TIRANË– Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur për pothuajse pesë orë dhe shkatërruan gjithçka që gjetën në bulev...