Vrasja e Klodian Rashës, Braçe poston pemën që digjet: Krim i rëndë që do ketë drejtësi, por qëndrim më të poshtër
TIRANË– Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria. Zv/kryeministri Erion Braçe, në një reagim në rrjetet sociale shkruan se do të ketë drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, në momentin që Prokuroria dhe organet përkatëse të japin versionin përfundimtar pas ekspertizës.
Brace shkruan se qeveria nuk është vrasëse, se ata nuk janë as Sali Berisha apo Ilir Meta. Sipas zv.kryeministrit gjëja më kriminale është dhuna ndaj efektivëve dhe shkatërrimi i vendit. Këtyre fjalëve, Braçe u ka bashkëngjitur pemën që digjet.
“VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE; Nje krim penal, i hetueshem, i gjykueshem i denueshem maksimalisht! LIGJERISHT! Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari, te afermit, miqte e shoket e tij! Eshte e pashlyeshme per ta, ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre! Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe DREJTESI do te kete; E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor! Une nuk i di rrethanat e vrasjes, nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi, ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur; Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi, me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj; Jeta nuk merret per asnje arsye, keshtu e mendoj une! Por nje gje dua ta them tani; KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE, AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE! Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar, i pandodhur kurre me pare ne 8 vite, edhe kur policia eshte percelluar me molotove! NE NUK VRASIM! NE NA KANE VRARE! Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot; nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare! JOOO! KURRE! Nderkohe, dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane, NUK ESHTE DREJTESI! Per Klodian Rashen asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE! ESHTE DHUNE PER PUSHTET! E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET! E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet! Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti! E fundit; Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira, si kur humb heronjte e saj ne beteje me krimin, si kur cilido ne kete organizate tejkalon ligjin me pasoja te renda; Heronjte e Policise se Shtetit nuk i zhben dot kush, ashtu sic edhe te perfshiret ne faje individuale nuk zhbejne organizaten. Ka qene Policia e Shtetit qe i ka dhene drejtesise shkelesit e ligjit brenda saj; E beri dhe pardje kur ne minuten 1 i dha prokurorise vendngjarjen e u vu ne dispozicion te hetimit, ligjerisht! Kurre me pare nuk ka qene keshtu! Eshte neverites ne hipokrizine e tij Lulzim Basha sot si politikan qe kerkon dorezimin e ketij e atij, kur si minister i Brendshem, pas pushkatimeve ne bulevard mori ne mbrojtje vrasesit dhe refuzoi mandat arrestet e prokurorise! Me shume, dhuna e krimineleve ne proteste kunder policise, eshte krim! Hedhja e kapeles si akt i kerkuar nga kriminele aty perballe tyre apo nga palaco atje ketu, eshte politike kriminale qe kerkon liri nga ligji, kunder ligjit, lirise e prones se cdo qytetari! Qendrim me te poshter e kriminal se ky, prej politikanesh qe administrojne kriminele ne proteste dhe, gojtaresh mediatike, nuk ka!”-shkruan ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rinis protesta tek kryeministria për Klodian Rashën
TIRANË– Ka rinisur protesta tek kryeministria. Në orën 22:30, një orë e gjysmë pas përfundimit të pesë orëve në tym e flakë, ka rinisur lëvizja e protestue...
EKSPERTIZA/ Polici qëlloi dy herë drejt Rashës por e kapi vetëm një plumb në shpatull, koka iu dëmtua kur ra në tokë
TIRANË– Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mësohet se sipas ekspertizës, efektivi i policisë ka shkrep...
Vrasja e Klodian Rashës/ Berisha: Tirana tym e flakë nga revolta e të rinjve për ekzekutimin shtetëror prapa shpine e 25- v
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Tiranë.Në një postim në rrjetet sociale ai ka shpërndarë edhe disa foto n...
Efektivi që rrezikon të humbasë shikimin është vetëm 36 vjeç! Mjekja: Ka pësuar çarje të korneas të syrit me xham, ë
TIRANË– Një nga efektivët e Rendit që u plagos gjatë protestës së sotme rrezikon të humbasë shikImin. Mjekja nga QSUT-ja në emisionin “Open” deklaroi...
Manastirliu në lot pas humbjes së Dobit: Mendova se do ia dilje si gjithmonë, jam pranë familjes dhe kolegëve në këto mom
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar e pikëlluar pas vdekjes së mjekur Drini Dobi. Në një status në rrjetet sociale, Manast...
“Unë jam Klodi”/ Tym, flakë, dhunë e shkatërrim, pesë orë protestë përmes fotove, mes të rinjve dhe flamuri kuqezi
TIRANË -Qindra të rinj janë mbledhur ditën e sotme në orë 16: 00 para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorheqjen e Ministrit Sandër Lleshaj, dy ditë pa...
Vdekja e Drini Dobit nga Covid-19/ Mjekët përloten në studio, Skënder Bratajt nuk i dalin fjalët: E kisha shok shkolle…
TIRANË- Lajmi për vdekjen e neorologut të njohur Drini Dobi, ka përlotur mjekët. Të ftuar në emisionin “Arena” mjekët Arben Pilaca, Genc Sulçebe dhe...
9 policë të plagosur, njëri rrezikon syrin! Gjakoset një gazetar, pesë orë në tym e flakë, protestuesit shkatërrojnë k
TIRANË– Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur për pothuajse pesë orë dhe shkatërruan gjithçka që gjetën në bulev...
Shuhet nga Covid-19 mjeku Drini Dobi, bluzat e bardha dhe Manastirliu në lot: Menduam se do ia dilje mik
TIRANË– Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Dobi ishte dërguar në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ...