Aktualitet

Rinis protesta tek kryeministria për Klodian Rashën

9 Dhjetor 2020, 21:34 Nga DOSJA
Rinis protesta tek kryeministria për Klodian Rashën

TIRANË– Ka rinisur protesta tek kryeministria. Në orën 22:30, një orë e gjysmë pas përfundimit të pesë orëve në tym e flakë, ka rinisur lëvizja e protestuesve në shesh.

Të kryesuar nga Genc Sejko, qytetarët kanë rizbritur në shesh, për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, të riun e vrarë nga efektivi i policisë.

Ndërkohë pesë orë protestë sapo janë lënë pas.  Qytetarët protestuan, kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Nëntë efektivë u plagosën, tre në gjendje të rëndë dhe njëri rrezikon të humbasë syrin. Një gazetar përfundoi i gjakosur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha protesta per klodian rashen klodian rasha protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll