Art&Argëtim

 U akuzuan nga Shqipja se njiheshin jashtë “Për’puthen”! Reagojnë për herë të parë Andi dhe Tea

7 Dhjetor 2020, 18:03 Nga DOSJA

TIRANË– Ish konkurentja e “Për’puthen” Shqipe Hysenaj ka akuzuar vazhdimisht në rrjetet sociale se dy konkurentët Andi dhe Tea se  njiheshin para se të bëheshin pjesë e emisionit të dashurisë.

Ditën e enjte ajo postoi një foto në Instastory ku shiheshin Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa fotoja bëri xhiron e rrjetit.

Po në rrjet, u zbulua se vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh.

Megjithatë, Shqipja ende ripublikon foton duke thënë se “është Tea dhe pike”.

Puntata e ditës së sotme në emision ka nisur me këtë lajm, ku si Andi ashtu edhe Tea i mohuan lajmet.

Tea shpejgoi se në 2016, kur është publikuar fotoja, ka qenë rreth 16 vjeç duke bërë gjimnazin, teksa akuzoi Shqipen për xhelozi ndaj Andit.

E mora shaka, por në fakt e pash që po bënte aq shumë bujë dhe njerëzit po e besonin s’po dija si të reagoja. Pa pasur asgjë personale mundohet të hedh baltë mbi mua. Por shumë shpejt u zbulua e vërteta dhe jam qetësuar”, tha Tea.

Andi tha se kjo foto është publikuar para disa javësh kur ai ishte i ftuar edhe në “Shqipëra live” dhe i gjithë publiku e kishte parë para se ta publikonte Shqipja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz perputhen tea dhe andi perputhen tea dhe andi

Sondazh

Poll