Aktualitet

Pipero: Pacientët kanë frikë nga spitalet, na vijnë në gjendje të rëndë

7 Dhjetor 2020, 21:55 Nga DOSJA
Pipero: Pacientët kanë frikë nga spitalet, na vijnë në

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur rreth frikës së qytetrëve për tu shtruar në spitale. I ftuar në “Opion”, Pipero tha se shumë pacientë ngurojnë që të shtrohen në spotale dhe përfundojnë në urgjencë.

Ai shtoi më tej se spitalet mund ta përballojnë fluksin e pacientëv, por ata shkojnë në spitale gjendje të rënduar, kur kanë prekur pothuajse fundit.

“Kjo mund të konsiderohet si një çështje menaxhimi dhe do të thosha një çështje në kuptimin e aspektit të pritshmërisë. Nuk ka spitale edhe në vende të tjera të botës, që nuk pret. Pret edhe për të hyrë në spital, edhe për të hyrë tek urgjenca, por unë asnjëherë nuk kam vënë në dyshim kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar fluksin e epidemisë. Ajo që kam këmbëngulur vazhdimisht është mundësia që kemi për të mos ezauruar kapacitetet e spitaleve. Ka një lloj skepticizmi të qytetarëve për të ardhur në spital. Ajo që shohim ne në praktikën e përditshme klinike, është që rastet na vijnë në forma të rënda. Sepse, së pari shkojnë tek mjeku i familjes, kalojnë te disa mjekë specialistë, pastaj vijnë tek ne. Duhet të biem dakord që është e vëshrirë të gjejmë dy mjekë që japin të njëjtin opinion për të njëjtin subjekt.  Një skepticiziëm i shtuar i qytetarëve duke menduar se duke shkuar në spital do të rëndohet situata,”- tha Pipero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 21:21

TIRANË– Gazetari Fatos Hakorja ka debatuar mbrëmjen e sotme me mjekun Pëllumb Pipero. Të dy, të ftuar në studion e “Opinion”, po diskutonin në lidhje...