Aktualitet

“Më nxirr se do hidhem nga kati i tretë”/ Pipero tregon bisedën me pacientët, ultimatumi që i dha mëngjesin e sotëm

7 Dhjetor 2020, 21:44 Nga DOSJA
“Më nxirr se do hidhem nga kati i tretë”/ Pipero tregon

TIRANË– Pëllumb Pipero ka treguar rastin konkret të një pacienteje, e cila ka shfaqur para tij dëshirën për vetëvrasje. I ftuar në “Opinion”, Pipero tha se konkretisht mëngjesin e sotëm, një paciente që paraprakisht ishte e dalë nga spitali pasi ishte kuruar, i kishte vënë ultimatumin.

Sipas Piperos, pacientja i kishte thënë se nëse nuk e nxjerr për dhjetë minuta, do hidhej nga kati i tretë i spitalit.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë. Pritshmëria e pacientit në spitalin COVID është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq,”- tha Pipero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Dhjetor 2020, 21:21

TIRANË– Gazetari Fatos Hakorja ka debatuar mbrëmjen e sotme me mjekun Pëllumb Pipero. Të dy, të ftuar në studion e “Opinion”, po diskutonin në lidhje...