Aktualitet

Rama dhe Linda ‘ngrenë dhe tundin’ Gent Cakajn, Luarasi: Kjo është fantastike, si mund të jetojnë njerëzit pa i parë

7 Dhjetor 2020, 20:56 Nga DOSJA
Rama dhe Linda ‘ngrenë dhe tundin’ Gent Cakajn, Luarasi: Kjo

TIRANË– Pedagogia Iris Luarasi nuk e konsideron të drejtë hartimin e një ligji për dënimin e personave që bëjnë meme. E ftuar në “Open”, Luarasi tha se asgjë që hartohet kundrejt medias nuk është aspak e mirë për gazetarët.

Ndërkohë që pedagogia fliste, në ekran shfaqeshin disa nga MEME-t më popullore dhe një prej tyre është edhe ajo ku kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij Linda, ngrenë dhe tundin si një fëmijë ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakajn.

“Kjo është fantastike, si mund të jetojnë njerëzit pa i parë këto,”- tha Luarasi.

“Kam qenë kundër kësaj paketës anti shpifje. Kurse kjo që po flasim sot, kjo është ndryshime në kodin penal, dhe po flasim për rishikimin në tërësi të tij. Ky draft ka rreth një muaj që qarkullon. Po të shikojnë dhe njerëzit kodin penal italian do shohin që është përkthim i mirëfilltë i tij,”- shtoi ajo më tej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet iris luarasi ndalohen memet me ligj iris luarasi ndalohen memet me ligj

Sondazh

Poll