Aktualitet

Shpërthejnë rastet me COVID në shkollat e Beratit/ Konfirmohen pozitive 4 mësuese

7 Dhjetor 2020, 19:52 Nga DOSJA
Shpërthejnë rastet me COVID në shkollat e Beratit/ Konfirmohen

BERAT– Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 695 raste të reja infektimi, ku 12 raste ishin në Berat.  Koronavirusi është shtrirë gjerësisht në shkollat e këtij qyteti, ku ditën e sotme sotme janë konfirmuar pozitive me COVID 4 mësuese.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar; 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Bogdan, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe 1 mësuese në shkollën private “Ylli i Mëngjesit”.

Mësuesit janë infektuar nga kolegët e tyre, që kanë rezultuar më herët të infektuar në këto shkolla. Por edhe pse infektimet mes stafit të mësuesve, deri tani nuk raportohet zyrtarisht asnjë shkollë e mbyllur nga Inspektoriati i Higjenës dhe DSHP Berat.

Infektimet kanë vijuar ditën e sotme edhe në disa institucione të rëndësishme dhe në Spitalin e Beratit, ku ka pasur edhe ditët e mëparshme raste pozitive me Covid-19. Mes të infektuarve janë: 1 infermiere në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Beratit, 1 punonjës personeli në administratën e Burgut të Beratit dhe 1 polic në DPV Berat.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll