Aktualitet

Ka motrën në gjendje kome, qytetari pret në dyert e “Shefqet Ndroqit”: Nuk dimë asgjë për të!

7 Dhjetor 2020, 17:49 Nga DOSJA
Ka motrën në gjendje kome, qytetari pret në dyert e

TIRANË– Një rritje e shtuar e numrit të personave të po kurohen në në katër spitalet Covid është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku aktualist po trajtohen 463 pacientë.

Në pritje të lirimit të shtretërve, të sëmurët me Covid kanë pritur me orë të tëra në ambulancë, ndërsa mjekët e urgjencës u kanë dhënë ndihmën e parë aty.

Shumë shytetarë janë shprehur të shqetësuar për të afërmit e tyre. Vëllai i një prej pacientëve që ndodhet në intubim, qëndron prej dy ditësh në oborrin e Sanatoriumit.

Në një prononcim për Abcnews, qytetari thotë se ka pak shpresa që motra e tij të shpëtojë.

“Kam një motër, por nuk dimë asgjë për të. Nuk kemi asnjë kontakt. Ajo është në gjendje kome. Presim orën 12 për të parë nëse do na lejojnë ta shikojmë”, është shprehur ai.

Dosja.al publikoi ditën e djeshme një video ku shiheshin  autoambulancat në rradhë me orë të tëra që prisnin akomodimin në shtretër pacientëve që kishin brenda.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqetesimi i qytetareve trajtimi ne autoambulance shqetesimi i qytetareve trajtimi ne autoambulance

Sondazh

Poll