Aktualitet

17 viktima dhe 695 raste të reja me Covid-19/ Del BILANCI i 24 orëve të fundit, 463 pacientë po kurohen në katër spitalet

7 Dhjetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
17 viktima dhe 695 raste të reja me Covid-19/ Del BILANCI i 24 orëve

TIRANË– 922 viktima, 20 mijë e 581 të infektuar dhe 22 mijë e 180 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e 24 orëve të fundit bëri me dije se 17 persona të tjerë kanë humbur jetën pas infektimit me Covid-19.

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 922 në total.

Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.  MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të qytetarëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 695

Të shëruar ne 24 orë 563

Të shtruar në spitale 463

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 1.963

Testime totale 205.971

Raste pozitive 43.683

Raste të shëruara 22.180

Raste Aktive 20.581

Humbje jete 922

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11041

Fier      1612

Durrës   1349

Korçë   1122

Vlorë   1037

Shkodër    903

Elbasan   872

Lezhë   740

Berat   701

Gjirokastër 518

Kukës   434

Dibër   252

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll