Aktualitet

Përgjigja brenda 15-30 minutash, publikohet VIDEO, si bëhet testi i shpejtë për Covid-19 në vendin tonë 

7 Dhjetor 2020, 15:57 Nga DOSJA
Përgjigja brenda 15-30 minutash, publikohet VIDEO, si bëhet testi i

TIRANË– Që prej ditës së sotme ka nisur aplikimi i testeve të shpejta për Covid-19 në Shqipëri. Ndërkohë së fundmi, Kryeministri Rama ka publikuar një video ku tregohet dhe mënyra dhe procedura për testin e shpejtë. Siç shihet në video pasi bëhet testi, rezultati mund të dalë brenda 15 ose 30 minuta.

Në video shfaqen punonjësit shëndetësorë, që shkojnë në një vatër infeksioni dhe kryejnë testet e shpejta, ku dhe më pas u japin përgjigjen brenda 30 minutash.

Sakaq,

Rama krahas videos shkruan: “Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për #covid19. Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt. Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Rama.

Sot, pritet që të nisin testet e shpejta në vend! Prej 6 dhjetorit, siç lajmëroi edhe vetë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të nisin të aplikohen testet e shpejta për COVID-19 duke vënë në dispozicion rreth 100 mijë kite të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se si fillim janë porositur 100 mijë teste, ndërsa qetësoi popullatën se do të porositen të tjera në vijim. Përmes një statusi, Manastirliu tha se ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet testet e shpejta testet e shpejta

Sondazh

Poll