Aktualitet

Ekzekutimi i efektivit të FNSH! Identifikohen 3 autorët e vrasjes së Xhulio Prelës, mbi 30 të shoqëruar, Policia rikthehet

7 Dhjetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Ekzekutimi i efektivit të FNSH! Identifikohen 3 autorët e vrasjes

LEZHË– Identifikohen 3 të dyshurit kryesore për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prelës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga ana e Policisë së Lezhës, janë shoqëruar 30 persona nga zona e Milotit, të cilët akuzohen se mund të kenë pasur dijeni lidhur me ngjarjen.

Të njëjtat burime nga Policia bëjnë me dije se disa prej tyre kanë qënë edhe dëshmitarë të ekzekutimit. Megjithatë Policia është shfaqur e rezeruar dhe për arsye hetimi nuk i ka bërë me dije emrat e të dyshuarve kryesorë të ngjarjes, ndërkohë që ekspertët hetimor janë rikthyer sërish në vendin ku u vra Xhulio Prela për të krehur edhe njëherë vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”.

Sipas familjarëve të tij, i riu ka pasur konflikte për shkak të detyrës, ndërkohë që nuk përjashtohen as pista të tjera. Së fundmi është mësuar se i riu kishte marrë borxh duke hapur një tjetër pistë për të hetuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll