Politike

6 Dhjetor 2020, 16:33 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet denoncimit të të riut që shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit me anë një video-mesazhi të një qytetari që rrëfen për ERTV se si u kujdesën për të në spital, kur ishte i infektuar me Covid-19.

Qytetari, Kastriot Karabolli nga Vlora, dëgjohet të thotë se duhet të kenë turp të gjithë ata që shprehen se në spital nuk kujdeset askush për pacientët. Denoncimeve se në spitale mungon uji, qytetari u përgjigjet me fjalët se kur kërkonte një pikë ujë, i sillnin pesë shishe uji.

“Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62-vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Nga padija le të themi se nuk i dija shenjat e para, unë eca 6-7-8 ditë me atë kollën e fortë. Vajta bëra skanerin dhe më doli 70% e prekur mushkëria. Kthehem në shtëpi dhe mora direkt 127. Jam shumë i lumtur që brenda minutit mu përgjigjën. Pastaj kam ikur urgjent në spitalin COVID1 në Tiranë. Më erdhën mjekë, të paktën 10 veta te koka. Direkt kalova në terapi. Dëgjoj ne televizor që thonë, jo s’i japin ujë jo këtej andej, turp tu vijë që thonë ashtu. Në spital nëse kërkon një pikë ujë të vinin 5 shishe. Të thoshe infermier të vinin tre infermierë. plus Najada dhe ekipi i saj janë heronj. I përshëndes nga zemra të gjithë se ishte një shërbim i shkëlqyer. Edhe ushqimi është shumë i mirë. Duhet të besojmë tek mjekët. Populli t’i besojë më shumë mjekëve. Që nga Bruna e spitalit të Vlorës e deri tek këta në Tiranë. Unë them se kjo është një betejë për jetën që duhet ta fitojmë të gjithë së bashkë, një luftë,”- shprehet Karabolli, në videon e publikuar nga Rama.

Ky video-mesazh vjen vetëm pak orë pas një denoncimi të një djali të ri nga Elbasani, i cili shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit. I riu tha mes lotësh se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi nuk ka vende në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kastriot karabolli edi rama kastriot karabolli

Sondazh

Poll