Aktualitet

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, 25-vjeçari nuk i bindet urdhrit të policisë, përfundon në pranga

7 Dhjetor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, 25-vjeçari nuk i

ELBASAN– Një 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar 4 shtetas të huaj në vendet e treta. Ai u ndalua në momentin kur po hynte në Elbasan duke transportuar 4 shtetas të huaj në automjetin e tij. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë ai nuk i është bindur thirrjes së tyre për të ndaluar.

Njoftimi i policise:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.  Vihet në pranga një 25-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 120€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin: R. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier. Ky shtetas nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar 4 shtetas të huaj me mjetin e tij. Në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari arrestohet 25 vjecari

Sondazh

Poll