Aktualitet

“Të njohur e të panjohur u përlotën”/ Familja Hysenbelliu shpreh falenderimet për mesazhet ngushëlluese: Kaso nuk isht

5 Dhjetor 2020, 20:29 Nga DOSJA
“Të njohur e të panjohur u përlotën”/ Familja

TIRANË- Pas humbjes së madhe ka reaguar familja Hysenbelliu për vdekjen e presidentit të Faxnews për Kasem Hysenbelliun, për shkak të pandemisë së Covid-19. Familja ka falenderuar të gjithë njerëzit që sot u kanë shprehur ngushëllimet sakaq shton se i ndjeri ishte i gjithvë. 

Po ashtu familja e tij, thotë se do jetë mbështetje e pakufishme për misionin e lirisë për të cilë Kasemi investoi gjithë energjitë e tij.

REAGIMI: 

Familja Hysenbelli falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit, familjen e madhe të FaxNews që na u gjendët  pranë në këtë ditë shumë të vështirë të humbjes së njeriut tonë, djalit, babait, bashkëshortit, vëllait tonë të shtrenjtë Kasem Hysenbelli. Janë me mijëra mesazhe, ngushëllime, vlerësime për ikjen e parakohshme të Kasemit. Na qëndruat pranë, na e bëtë më të lehtë dhimbjen. Sot e kuptuam më shumë se kushdo tjetër se Kaso sic e thërrisnim të gjithë nuk ishte vetëm “Yni”, ishte i të gjithëve, të njohur e të panjohur u përlotën për këtë ikje të beftë. Ne shprehim besimin se ëndrra e madhe e njeriut tonë të dashur do vazhdojë,ashtu sic ai dëshironte. Familja jonë do jetë mbështetje e pakufishme në këtë mision të lirisë për të cilën Kasemi investoi gjithë energjitë e tij. Ju faleminderit të gjithëve. Familja Hysenbelli. 

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes kasem hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll