Aktualitet

“Suksesi nuk e ndryshoi”/Ngushëllimi i Jozefina Topallit për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Ishte i ri, gjithmon

5 Dhjetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
“Suksesi nuk e ndryshoi”/Ngushëllimi i Jozefina Topallit

TIRANË- Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jet të  Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli në moshën 59 vjecare si pasojë e koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Hysenbelliu, ishte një person, miqësor dhe i komunikueshëm, ku ka shtuar se suksesi që pati në jetë nuk e ndryshoi atë si person.

Mesazhi i plotë: 

Po lexoj se Kasem Hysenbelliu ka mbyllur syte pergjithmone. Nje lajm i keq per te gjithe ata qe e kane njohur. Nje pikellim i madh per familjen e njerezit e tij te dashur. Une e kam njohur Kasemin. Gjithmone me buze ne gaz, shume miqesor e i komunikueshem. Ishte kurajoz ne inisjativat e tij por po aq edhe njerezor. Kasemi ishte i thjeshte, punetor dhe suksesi ne jete nuk e ndryshoi. Mbeti i njejti ne raport me te tjeret. Shpreh ngushellimet me te thelle familjes se tij. Ishte shume i ri me u nda nga jeta , nga familja dhe nga endrrat e tij. Kasemi ka ditur te beje shume miq sepse nuk lidhej vetem nga interesi. Dinte te ndihmonte njerezit e te bente mire. Prandaj e donin shume dhe e respektonin. Kjo eshte nje kohe e veshtire per familjen e Kasemit . Zoti i forcofte! Pushofte ne paqe!

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jozefina topalli vdes kasem hysenbelliu jozefina topalli vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll