Aktualitet

“Sot humbëm një mik të mirë”/ Taulant Balla shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut

5 Dhjetor 2020, 19:23 Nga DOSJA
“Sot humbëm një mik të mirë”/ Taulant Balla

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet lidhur me ndarjen nga jeta të themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu.

“Sot humbëm një mik të mirë, një sipërmarrës të guximshëm në fushën e medias! Ngushëllime familjes Hysenbelliu për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh në paqe Kaso!,”-shkruan Balla. 

POSTIMI I PLOTË:

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kasem hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu kasem hysenbelliu vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll