Aktualitet

“Luftoni, se ju jeni e duhura”/ Budina mesazh ngushëllimi për Kasem Hysenbelliun: do të kujtohet gjatë, ishte njeri i dr

5 Dhjetor 2020, 19:26 Nga DOSJA
“Luftoni, se ju jeni e duhura”/ Budina mesazh ngushëllimi

TIRANË- Regjisori Robert Budina, ka reaguar për vdekjen e presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Budina shkruan se Hysenbelliu i ka dhënë zë të vërtetës në Shqipëri dhe dinte të futej në hallin e çdo personi.

Ai ka shprehur ngushëllimet familjes duke shtuar se ai do të kujtohet gjatë ku dhe e ka cilësuar si njeri i drejtpërdrejtë, shumë i sinqertë, dhë i hapur.

Postimi i Plotë: 

“Më vjen keq që duhet të flasim në ditë të tilla. Kam pasur fatin ti shpreh zotit Hysenbelliu punën e tij kolosale për hallet e njerëzve. Ky televizion u rrit me ne dhe çuam zërin e të vërtetës tek publiku, Hysenbelliu me iniciativën e tij të lirë ka qenë njeri, i cili në momente shumë të vështira të protestës, kujtoj që nga e para, më ka thirrur dhe personalisht më ka mbështetur. Më ka thënë “Luftoni, se ju jeni e duhura”. Shumë gazetarë tuaj kanë qenë mbështetës të kauzës së Teatrit. Gjej rastin ti shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, por duhet të jenë të qetë se ai njeri la një punë mbrapa dhe jam i bindur se do kujtohet gjatë. Ai me këmbëngulje investoi ndër vite, për ti dhënë zë të vërtetës në Shqipëri. I shpreh mirënjohjen time personale zotit Hysenbelliu, besoj na ndjek nga lart. Ai ishte njeri i drejtpërdrejtë, shumë i sinqertë, i hapur, ishte shumë modest dhe futej shpejt në hallin tënd. Kjo më ka bërë përshtypje se sa herë më është dhënë rasti kur jemi shkëmbyer për intervista, ishte i interesuar, donte ti kuptonte gjërat, ndonjëherë donte dhe ndonjë këshillë dhe nuk mund ta harroj që mbi një vit, Fax-i ka qenë në sheshin e teatrit. Ishte njeri që të gjendej shumë pranë”, tha Budina.

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me COVID19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert budina vdes kasem hysenbelliu robert budina vdes kasem hysenbelliu

Sondazh

Poll