Sport

Kylian Mbappe si ‘raketë’, kalon rekordin e shpejtësisë së Usain Bolt

22 Prill 2019, 16:24 Nga DOSJA
Kylian Mbappe si ‘raketë’, kalon rekordin e

FRANCË- Francezi Kylian Mbappe, i cili luan për PSG-në, gjatë ndeshjes ndaj Monacos, ku edhe shënoi një 3-golësh, arriti të vendosë dy rekorde personale.

Ai u bë futbollisti më i ri që shënon 30 gola në sezon në “Ligue 1”, por nuk është vetëm kjo. Mbappe në sprintin e bërë para golit të parë, kapi shpejtësinë 38 km/h, që është më e lartë se ajo e mesatares së rekordmenit botëror Usain Bolt, prej 37.58 km/h. Shpejtësia e arritur nga Mbappe është publikuar nga mediet Franceze, ndërsa kujtojmë se shpejtësia më e lartë e regjistruar ndonjë herë është ajo e Usain Bolt, në 100-metërsh, 44.72 km/h.

Mbappe është një ndër futbollistët më favorit për të fitzuar këpucën e artë, pasi ndjekësi i tij më i afërt është Pepe i Lille, me 11 gola më pak.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kylian mbappe mbappe rekord shpejtësie usain bolt kylian mbappe mbappe rekord shpejtësie usain bolt

Sondazh

Poll