Aktualitet

Shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti flet për pandeminë në Shqipëri: E rëndësishme është vaksina, por çështja

5 Dhjetor 2020, 09:54 Nga DOSJA
Shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti flet për

TIRANË-Përballja me Covid-19 është problematike dhe në Shqipëri, ku muajin  e fundit është shënuar një rritje e numrit të infektimit. Sakaq, prof.Dr.Edvin Prifti,  shefi i kardiologjisë në QSUT, ka folur për rëndësinë e vaksinës në vendin tonë.

Prifti ka thënë se autoritetet shqiptare nuk duhet të shqetësohen për vaksinën që do të sjellin kundër koronavirusit, por se cila është ajo. Pasi sipas tij, për shkak se virusi ka pësuar mutacion me kalimin e kohës dhe ka mundësi që vaksina e injektuar të mos jetë efektive, pasi mutacioni shkakton mos-njohjen e antitrupave që gjenden brenda në vaksinë.

“Është shumë e rëndësishme që ne nuk mund të themi do futen vaksinat. E rëndësishme është çfarë vaksinash. Mua më intereson kualiteti i vaksinës. Janë 58 vaksina. Secila mund të ketë problematikat e veta dhe mund të zgjidhet ajo që i shërben më mirë njeriut
Pacientët kardiakë janë një nga target. Covidi nuk është infeksion, është ai që vjen pas infeksionit. Kemi të bëjmë me një virus i cili shkakton në një përqindje pacientësh, një sëmundje që quhet koronavirus. Vaksina nuk vret virusin. Ky është një virus që futet edhe tek kafshët. Kemi rastin e Danimarkës që u vranë 17 mln kunadhe që është një mutacion i koronavirusit. Kaloi nga njeriu tek kunadhet dhe nga kunadhet tek 12 njerëz. Mutacioni shkakton mos njohjen nga vaksina. Virusi vetë nuk vret, por vret reaksioni ndaj këtij virusi”,
ka thënë Prifti në emisionin “Java” në RTSH.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë shënuar 41302  raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 870 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti koronavirsusi ne bote edvin prifti koronavirsusi ne bote

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2020, 08:47

TIRANE- Dosja.al sjell skemën paraprake të atentatit në Lezhë, ku u ekzekutua polici Xhulio Prela, pjesë e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lezhë...