Aktualitet

Ekzekutimi i policit të FNSH, policia konfirmon ngjarjen: I riu u gjet në makinë, mjeti kishte dalë nga rruga (NJOFTIMI)

5 Dhjetor 2020, 06:22 Nga DOSJA
Ekzekutimi i policit të FNSH, policia konfirmon ngjarjen: I riu u gjet

TIRANË- Policia e Shtetit ka konfirmuar vrasjen e raportuar mëngjesin e sotëm nga Dosja.al, seefektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela është ekzekutuar me armë zjarri në Gajush të Lezhës. Në një njoftim për mediat, PSH sqaron se njoftimi për ngjarjen është marrë në orën 02:20 dhe se kur policia ka shkuar në vendngjarje, 26-vjeçari kishte humbur jetën.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Lezhë/Informacion paraprak Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mundur të mësojë se autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll