Aktualitet

“Baba është jashtë loje, se bën tifo për Dinamon, e mori lumi”/ Greg Rama flet për koret “Rama ik!”

4 Dhjetor 2020, 20:18 Nga DOSJA
“Baba është jashtë loje, se bën tifo për Dinamon,

TIRANË– Derbi Tirana-Partizani ishte tema e emisionit sportiv “Pasó”, ku në një lidhje telefonike ishte edhe djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu. Në rrëfimin e tij, ai ka treguar tre arsye se përse është tifoz me skuadrën e Tiranës, edhe pse xhaxhai i tij Olsi Rama është drejtor i përgjithshëm i Partizanit. 

“E para, Tirana është persekutuar 50 vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

I pyetur se çfarë mendimi ka për ata që thërrasin “Rama ik”, Gregu u shpreh se jetojmë në demokraci dhe se të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. 

“Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet derbi tirana-partizani edi rama greg rama derbi tirana-partizani edi rama greg rama

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 17:01

TIRANË– Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme ka përpiluar një raport lidhur me vërtetësinë e informacioneve që përhapin mediat në ...

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 16:18

TIRANË– Largohet drejtuesja e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Elisa Berziu, e cila qëndroi vetëm tre muaj në post. E...