Porti i Durrësit do të kthehet në port turistik, investim 2 mld €
DURRËS- Këto janë disa nga planet e projektit që ka dizenjuar arkitekti i njohur italian Marco Casamonti për këtë port, ndërsa ndërtimi i tij do të bëhet nga kompania Emar, me bazë në Emiratet e Bashkuara, bisedimet me të cilën do të nisin javën e ardhshme. Detajet i zbulon në një intervistë për televizionin Klan ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Porti tregtar do të zhvendoset në zonën e Porto Romanos, duke i dhënë kështu fund problemeve me ndotjen që ka patur deri më sot qyteti i Durrësit. Ministrja Balluku thotë se gara për dhënien me koncesion të shërbimeve portuale të portit të ri do të hapet së shpejti, ndërsa bëhet fjalë për një ndërtim me vlerë 500 milionë Euro, e cila do të investohet nga koncesionari.
Brenda 3 vjetësh, kohë e cila do të duhet për ndërtimin e portit të ri tregtar, të gjitha shërbimet do të vazhdojnë të mbeten në Durrës, e njëkohësisht do të nisë puna për shndërrimin e tij në një port turistik, por pa cënuar funksionin tregtar të tij.
Porti tregtar do të lidhet me zonën e Spitallës përmes një rrjeti hekurudhor, duke e kthyer në një zonë të zhvilluar ekonomike me shtim të punësimit për komunitetin që do të jetojë në 2500 banesat e reja, të cilat do të ndërtohen për të dëmtuarit nga tërmeti.
Belinda Balluku tregon se zhvillimi i këtij projekti është ambicioz dhe i menduar për t’u përshtatur me punën që do të ketë pas një dekade, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë blu e duke krijuar infrastrukturën e përshtatshme për turizmin e jahteve dhe varkave.
Kompania e Emirateve të Bashkuara, Emar, synon investimin e një shume me vlerë 2 miliardë Euro për ngritjen e infrastruktrës së re të portit për qëllime turistike dhe ndërtimin e rezidencave moderne dhe hotelerisë.
Marrë nga:Tvklan
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë- Elbasan, përplasen 3 makina
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në në Mullet, në aksin Tiranë- Elbasan. Siç shihet në video të siguruar nga Dosja.al bëjnë në aksident janë...
Infektohen 3 punonjëse, mbyllet deri më 13 dhjetor Gjykata e Përmet
FIER– 3 persona janë imnfektuar me koronavirus në Gjykatën e Fierit. Mësohet se si pasojë janë pezulluar seancat e planifikuara deri në fund të javës tjet...
Në kërkim të 6 mijë të zhdukurve/ Varre masive pranë Rrmajit dhe lumit Kir, BE do mbështesë autoritetin e dosjeve për g
Bashkimi Europian do të mbështesë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit dhe familjet e të persekutuarve në zbulimin e varreve të familj...
Atentati mafioz në Lezhë/ Aleksandër Deda konflikt me ish-deputetin e PS! Gjendet një telefon pranë makinës së djegur, ta
LEZHË – Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Lezhë, ku i plagosur mbeti Aleksandër Deda, gjithashtu i njohur si “Leksi...
SPAK mbyll hetimet për ish-punonjësin e Tatimeve në Korçë, dosja përfundon në GJKKO
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e Tatimeve në Korçë, T...
MSH: 18 viktima dhe 801 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri
SHQIPËRI- 870 viktima, 19 mijë e 458 të infektuar aktivë dhe 20 mijë e 974 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. ...
Kushdo që futet në Zvicër do duhet të futet në karantinë! Shtetet që janë në listë, Shqipëria dhe Kosova shpëtojnë
ZVICËR-Zvicra ka marrë vendim të ri në lidhje me masat parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Zyra Federale e Shëndetit Publ...
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, mungoi gjyqtari i tij
TIRANË- Seanca gjyqaore për Izet Haxhian është shtyrë sërish. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se shkak për shtyrjen e seancës gjyqsore është bërë munges...