Aktualitet

Kushdo që futet në Zvicër do duhet të futet në karantinë! Shtetet që janë në listë, Shqipëria dhe Kosova shpëtojnë

4 Dhjetor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Kushdo që futet në Zvicër do duhet të futet në

ZVICËR-Zvicra ka marrë vendim  të ri në lidhje me masat parandaluese ndaj Covid-19. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) pritet të shtojë një total prej dymbëdhjetë vendeve të tjera në listën, ku si rregull personat që do shkojnë drejt vendit duhet të karantinohen.

Vendet e shtuara në listë janë,  Portugalia, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Gjeorgjia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Hungaria dhe SHBA-ja.

Specifikisht,  kjo do të thotë që kushdo që hyn në Zvicër nga këto vende duhet të shkojë menjëherë në karantinë për dhjetë ditë. Veç këtyre, edhe tri rajone në Itali janë gjithashtu të reja në listën e karantinës: Në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Friuli-Venezia Giulia dhe Veneto janë përcaktuar të jenë subjekt i karantinës.

Sakaq, mësohet se  Shqipëria  dhe Kosova nuk janë në këtë listë e cila pritet të hyjë në fuqi që nga 14 dhjetori.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne zvicer zvicer koronavirusi ne zvicer zvicer

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 13:37

TIRANË– Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar r...

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 12:52

DURRËS– Një sherr mes disa marokenësh dhe një siriani është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Përleshja ka qenë me mjete të forta dhe siriani ka mb...