Aktualitet

4 Dhjetor 2020, 16:18 Nga DOSJA

TIRANË– Largohet drejtuesja e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Elisa Berziu, e cila qëndroi vetëm tre muaj në post. E emëruar në shtator të këtij viti, Berziu nuk i ka bërë me dije shkaqet e largimit të saj nga detyra, duke u bërë e 10-ta që heq dorë  nga posti në harkun kohor të 5 viteve.

Sipas gazetarit Adriatik Doçit, më herët ajo ka mbajtur pozicionin e koordinatores së Platformës së Bashkëqeverisjes në Kryeministri, por mesa duket nuk ka shpëtuar nga “mallkimi” i Fondit Shëndetësor, i cili së bashku me Kadastrën e Vlorës, janë kthyer në dy institucionet me më shumë drejtues të larguar, duke vendosur rekord.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është një organ që menaxhon kontributet e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Ikjet në institucion filluan pas largimit të Vjollca Brahos, e cila ishte përfaqësuese e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, me në krye Shpëtim Idrizin.

Pas largimit të PDIU-së nga koalicioni me PS, institucioni kaloi në dorë të “socialistëve” dhe që nga ajo kohë ikjet ishin të shpeshta. Pas Brahos, postin e drejtuesit të FSDKSH-së e ka mbajtur: Erion Manohasa; Alketa Hila; Eduard Ahmeti; Anila Denaj; Adela Xhemali; Rudina Degjoni; Astrit Beci; Milva Ekonomi dhe e fundit Eliza Berziu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elisa berziu fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor elisa berziu fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2020, 13:37

TIRANË– Kiço Londo është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vendin e tij është emëruar r...